Kush doli “naiv” në fund? Në diplomaci nuk thuhet çfarë mendon

Prishtinë | 04 Qer 2023 | 12:17 | Nga Shenoll Muharremi

Kur i tha “naiv” Sekretarit të Shteti Amerikan Blinken, aty përfundoj gjithçka. Ka qënë në zyrën e tij, i emocionuar dhe shqetësuar, fikall vet duke folur në telefon me një gazetar anglez. Ka qënë bisedë miqësore dhe e gjatë, ai gazetari e ka kry mirë punën e vet. U kallxu i afërt dhe besueshëm, “e ka ndëgju dhe shti me folë”, në telefon. U ndi i lirë, sikur ai djali tinejxher që i dashurar flet me gocën që e dëshiron në dy të natës. Të gjithë tjerët po flejnë, “jemi vetë” dhe mund të flasim çka duam, askush nuk po na ndëgjon. Një sekond çmendurie, një skandal diplomatik.

Se ka menduar ashtu, ka qenë moment. Ka dashtë me thanë “unë kam të drejtë çka po bëjë atje në veri, të drejtë ligjore e kushtetuese”. “Ata nuk po më kuptojnë mirë nga Washington DC”. Kështu diçka ka kuptimin fjala “naiv” që ka përdorur. Po kush doli “naiv” në fund!?

Ti po e kupton ma mirē se Washingtoni situatën në Kosovë, por spo e kupton diplomacinë dhe çka po ndodhë nëpër botë. Blinkeni nuk po të shiqon vetëm ty, ti je problemi ma i vogël, më i parëndësishmi. Por nga naiviteti yt po bëhesh problem i madh. Mendo pak më gjërë dhe thellë përtej Prishtine e kufijëve tanë edhe kupton më shumë.

Prej atij momenti “naiv” si me shkop magjik ndryshuan gjërat. Dikush tjetër brenda natës u ba yll dhe ti jo. Dikush tjetër e takoj homologun tënd problematik dhe krerët më të fuqishëm të botës. Ti po e shiqoje nga zyra jote ku bëre intervistën me gazetarin.

E njef mire Stephen Hawking. Ai pat lan nam kur kishte thënë “armiku më i madh i dijes nuk është injoranca, është iluzioni i dijes”. Ndoshta edhe une po gaboj e kam iluzione se çka po them këtu, por unë jam i parëndësishëm. Ti sje, na përfaqëson ne të gjithëve dhe ke për detyrë të sillesh mirë. Nuk je djalë i keq, por nuk i di të gjitha.

Ndëgjoji edhe tjerët e sidomos ata që të votuan dhe miqët që ta ndërtuan dhe po ta ruajn shtëpinë. Ti edhe ke me shku një ditë, si gjithë të tjerët, por probleme të mëdha mos na le. E ke detyrë me lanë shtëpinë ma mirë sesa e ke gjetë, përato kanë shpresuar njerëzit kur të kanë votuar. Tash pusho, e vazhdo përmirësoji gabimet. Të gjithë gabojmë, vetëm budalla nuk levizë nga gabimi i tij. Nuk dëshiroj me besu që Kryeministri i Kosovës është njëri prej tyre.

Të ngjashme