Në Dubai po zhvillohen punimet e Asamblesë së Përgjithshme të INTERPOL-it, ku pjesë e agjendës së sotme është edhe votimi për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.
Diskutimet që tashmë kanë nisur po mbahen me dyer të mbyllura.
Sipas asaj që merr vesh Klan Kosova, Arabia Saudite dhe Turqia kanë mbështetur anëtarëismin e Kosovës në INTERPOL.
Në ndërkohë, Bjellorusia dhe Maroku janë deklaruar kundër anëtarësimit të Kosovës në Interpol.
Kundër anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL kanë dalur edhe Kina dhe Namibia.