Kush është kandiduar për pranim në “Rock and Roll Hall of Fame”?

Prishtinë | 17 Tet 2019 | 08:00 | Nga Ekonomia Online

“Rock and Roll Hall of Fame” të martën njoftoi se kush janë të kandiduar për pranim në këtë institucion të “Rock and Roll Hall of Fame Foundation”.

Në këtë institucion hyjnë muzikantët dhe bendet për të cilët mendohet se kanë pasur ndikim të madh në muzikë në kuadër të zhanrit rok në të gjithë botën.

Si zakonisht, grupi i kandidatëve është një përzierje e interpretuesve dhe bendeve të zhanreve të ndryshme brenda spektrit të rokut, të cilët me siguri do të ngjallin debate.

Në mesin e kandidatëve janë: Pat Benatar, Dave Matthews Band, Depeche Mode, The Doobie Brothers, Whitney Houston, Judas Priest, Kraftwerk, MC5, Motorhead, Nine Inch Nails, The Notorious B.I.G, Rufus featuring Chaka Khan, Todd Rundgren, Soundgarden, T. Rex dhe Thin Lizzy, shkruan KOHA Ditore.

Për t’i përmbushur kushtet për kandidaturë, interpretuesit ose bendi duhet ta kenë të publikuar albumin e tyre të parë komercial të paktën 25 vjet para vitit të nominimit. Publiku përsëri do ta ketë mundësinë të marrë pjesë në procesin e përzgjedhjes.

Deri më 10 janar, fansat mund të kyçen në Google dhe ta kërkojnë “Vote Rock Hall 2020” dhe ta vendosin një “plus” pranë emrit të çdo kandidati për të cilin votojnë. Gjithashtu, mund të votojnë në Rockhall.com ose direkt në muzeun në Cleveland.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme