Një central i prodhimit të energjisë elektrike dhe impiant i desalinizimit të ujit në Kuvajt është sulmuar nga Irani për herë të dytë brenda dy ditësh, njoftoi pak më parë Ministria e Energjisë Elektrike, Ujit dhe Energjisë së Rinovueshme e Kuvajtit, ndërsa sulmet iraniane ndaj aleatëve rajonalë të SHBA-së vazhdojnë, raporton CNN.
Sulmi iranian ishte “i tmerrshëm”, tha ministria, duke e cilësuar atë si “sulmin e dytë armiqësor brenda dy ditësh”.
Zjarri i shkaktuar nga sulmi preku një “numër të madh njësish të prodhimit të energjisë elektrike”, tha ministria, duke bërë që të aktivizoheshin planet emergjente për të ruajtur stabilitetin e sistemit elektrik të centralit.
Edhe sulmi i djeshëm shkaktoi një zjarr në central, por vetëm në “njërin nga komponentët e tij”, sipas ministrisë.
Një sulm i ngjashëm ndodhi edhe të premten, tha ministria, pas të cilit njësitë e prodhimit të energjisë elektrike të një centrali të prodhimit të energjisë dhe desalinizimit të ujit në Kuvajt u dëmtuan nga një zjarr i shkaktuar si pasojë e sulmit iranian.
Kuvajti ka qenë një nga vendet më shpesh të shënjestruara nga Irani që nga rifillimi i luftimeve mes Teheranit dhe Washingtonit. Në Kuvajt, desalinizimi siguron rreth 90% të nevojave për ujë të ëmbël.