Me 70 vota për, Kuvendi i Kosovës ka formuar komisionin “ad hoc” për përmirësimin dhe forcimin e procesit zgjedhor, pas debateve për përzgjedhjen e anëtarëve të tij, raporton Ekonomia Online.
Ndërkaq, Avdullah Hoti, shef i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, tha se në krye të këtij komisioni do të jetë deputetja Lirije Kajtazi në vend të Arben Gashit.