Kuvendi funksionon edhe pa Listën Serbe, Baraliu sqaron cilat vendime s’mund të merren

Prishtinë | 09 Nën 2022 | 13:24 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kuvendi mund të funksionojë edhe pa 10 dhjetë deputetë e Listës Serbe, të cilët dhanë dorëheqjen ditë më parë, i tha Ekonomia Online, analisti politik, Mazllum Baraliu.

Ndonëse sipas tij, edhe para dorëheqjes ata me muaj nuk kanë qenë aktiv në Kuvend.

Ai ka sqaruara se vetëm ndryshimet kushtetuese dhe ligjore me interes vital nuk mund të bëhen pa miratimin e Listës Serbe.

“Do të funksionojë pa asnjë problem sepse më muaj të tërë nuk kanë qenë aktiv fare dhe nuk kanë ardhur në seancë, por edhe pa deputet të tjerë të shumicës shqiptare mund të funksionojë deri në 80 deputet. Çka ka mbi 80 deputet përveç pengesave në Kushtetutë me planin e Ahtisarit ku duhet të miratohen ligjet me interes vital edhe ndryshimet Kushtetuese nuk mund të bëhen pa pranimin e dyfishtë që quhet pëlqimi i pakicave për ligjet e interesit vital dhe ndryshimet Kushtetuese”.

Sipas tij, Kosova është në rrugën e duhur të sundimit të ligjit, duke shtuar se është vet Beogradi që nuk po i zbaton marrëveshjet e arritura në Bruksel, raporton EO.

“Kosova është në rrugën e duhur dhe në të drejtën e vet të zbatojë ligje sepse kjo marrëveshje është miratuar në Bruksel me ndërmjetësimin e BE dhe pëlqimin e Beogradit. Tani ende nuk e zbaton Beogradi. Kosova është në rrugën e sundimit të ligjit”.

“Sundimi i ligjit është njëra prej vlerave kryesore evropiane të BE. Pengesa kryesore për mos liberalizim ka qenë sundimi i ligjit. Tani vetë ata kërkojnë që të shtyhet ligji për 10 muaj. Të kërkosh të mos zbatohen ligjet ku duhet sundimi i ligjit të zbatohet sepse po kërkon Vuçiqi nuk është në rregull dhe është kërkesë e tepruar”.

Të ngjashme