Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë dy seanca të jashtëzakonshme

Prishtinë | 26 Qer 2019 | 16:48 | Nga Ekonomia Online

Në kalendarin e vendosur në web faqen e Kuvendit të Kosovës mund të shihet se gjatë ditës së enjte, Kuvendi i Kosovës pritet të mbajë dy seanca të jashtëzakonshme.

Po sipas të njëjtit kalendar, seanca e parë e jashtëzakonshme do të mbahet në orën 10:00 me të vetmen pikë të rendit të ditës – votimi në lexim të dytë i Projektligjit për tatimin në të ardhurat e korporatave.

Ndërsa në orën 11:00 do të mbahet seanca e dytë e jashtëzakonshme me një pikë të rendit të ditës. Aty do të diskutohet për gjendjen në arsim dhe vendimet e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në Republikën e Kosovës.

Kujtojmë se edhe të hënën Kuvendi do të mbajë seancë të jashtëzakonshme ku do të diskutohet për Luginën e Preshevës.

Të ngjashme