Kuvendi i Prishtinës me deklaratë për Haradinajn

Prishtinë | 07 Shk 2017 | 14:36 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kuvendi i Komunës së Prishtinës në mënyrë unanime ka votuar një deklaratë, me të cilën kërkohet nga autoritetet në Francë lirimi e menjëhershëm i lideri të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Kjo kërkesë është bërë nga grupi i asamblistëve të AAK-së e mbështetur edhe me nënshkrimin e asamblistëve të tjerë.

Shefi i grupit parlamentar asamblistëve të AAK-së, Ibrahim Mehmetaj, tha se me situatën e fundit të krijuar me arrestimin e Haradinajt ka pas shumë reagime dhe ka ardhur ideja që edhe Asambleja Komunale të nxjerrë një deklaratë.

Kjo është deklarata e plotë:

DEKLARATË

1. Ne, asambleistët e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, përfaqësues të qytetarëve të Prishtinës, pavarësisht përkatësisë dhe orientimeve politike, përmes kësaj deklarate, shprehim shqetësimin dhe kundërshtimin tonë lidhur me ndalimin dhe mbajtjen e padrejtë të z. Ramush Haradinaj nga institucionet e Drejtësisë në Francë, me fletëarrest të lëshuar nga Serbia.

2. Vendimin për ndalimin e tij nga Shteti mik Franca, e konsiderojmë si të padrejtë dhe të pajustifikueshëm, sepse ish-komnadanti i Zonës Operative të Dukagjinit dhe ish-Kryeministri, Ramush Haradinaj, e ka dëshmuar me shkuarjen vullnetare në Tribunalin e Hagës, i cili Tribunal në të dy shkallët e vendosjes e ka konfirmuar pafajësinë e tij dhe e shpalli të pafajshën në të gjitha aktakuzat, duke e lënë atë të lirë.

3. Ne besojme fuqishëm se Lufta e UÇK-së dhe z. Ramush Haradinaj, ka qenë çlirimtare dhe e pastër, pavarësisht tendencave të Serbisë për ta kriminalizuar atë. Ne e çmojmë lartë kontributin e z. Ramush Haradinaj dhe familjes Haradinaj në luftën për Çlirim dhe të Pavarësisë e Shtetëndërtimit të Kosovës, dhe kërkojmë nga drejtësia e Francës që ta lirojë sa më parë.

4. Gjithashtu, kërkojmë edhe nga institucionet kompetente vendore dhe ndërkombëtare që të punojnë seriozisht, duke shfuqizuar të gjitha fletarrestet e ngritura nga Serbia dhe në ndërprejrjen e praktikave të ndejkjes së ish-komandantëve dhe luftëtarëve të Lirisë në emër të aktakuzave false të ngritura nga një shtet, i cili edhe sot e kësaj dite nuk u pendua për gjenocidin e bërë ndaj Popullit Shqiptar.

Image may contain: 5 people

Image may contain: 3 people, people sitting, crowd and indoor

Të ngjashme