Kuvendi i Kosovës ia ka zgjatur mandatin me 65 vota, Komisionit Parlamentar për Licencim, Operim, Mbikëqyrje dhe Aplikim për Leje të Hidrocentraleve.
Po ashtu deputetët e kanë miratuar edhe buxhetin për këtë komision që është shtatë mijë e 470 euro për tre muajt e ardhshëm, aq sa i është zgjatur mandati komisionit.
Ky miratim është bërë me iniciativën e deputetes së PDK-së, Eliza Hoxha, njofton Klan Kosova.