Kuvendi Komunal i Prishtinës mban seancë solemne për Ditën e Çlirimit

Prishtinë | 11 Qer 2019 | 11:05 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kuvendi Komunal i Prishtinës ka mbajtur seancë solemne për nder të Ditës së Çlirimit të Prishtinës, raporton Ekonomia Online.

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Prishtinës, Agim Kuleta, tha se kjo festë është mundi dhe përpjekja e shumë njerëzve në mënyrë individuale apo të organizuar për të kërkuar të drejtat dhe për të kundërshtuar padrejtësitë.

“Kjo ditë feste për ne nuk është aksidentale, është mundi i shumë njerëzve si përpjekje individuale apo e organizuar. Ne duke qenë palë e pushtuar dhe të pabarabartë ushtarakisht dhe në mënyrë diplomatike jemi nxitur të heqim dorë nga të drejtat tona, në vend që të kërkoj pushtuesi të heq padrejtësinë nga ne. Sot qëndrojmë si popull i lirë, por edhe për shkak të rrugës po aq të vështirë për ta bërë shtetin…. sot duhet të luftojmë ndaj egos tonë. Sot si shoqëri  jemi më pak të rrezikuar se dje dhe tash duhet të jemi drastikisht më të përgjegjshëm” , tha Kuleta.

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së në Prishtinë, Fatmir Sopi, ka kujtuar momente nga betejat e UÇK-së duke përmendur edhe ndërhyrjen e NATO-s në Prishtinë.

“Me lejoni që në emër të vlerave të luftës, të ju përshëndes për këtë organizim, ju uroj juve dhe gjithë qytetarëve të Prishtinës ditën e çlirimit. Kjo datë kthen prapa në kujtesë betejën më të rëndësishme në Prishtinë.  Forcat serbe të ndodhura përball  UÇK-së dhe NATO-s u detyruan të fortifikohen nëpër kazerma. UÇK tani më kontrollonte gjithë Prishtinën dhe me 11 qershor ngriti flamurin dhe shpalli lirinë”, tha ai, raporton EO.

Më tutje ai shtoi se ka mundur të bëhet më shumë për vendin, pas lirisë.

“Kjo liri që e gëzojmë sot u arrit me kontributin e shumë gjeneratave, protestave studentore, vuajtjeve dhe sakrificave lindi UÇK-ja,  ajo u rrit dhe lindi shpejt dhe me luftën çlirimtare mori përkrahjen e vendeve aleate dhe NATO-s. Falë sakrificës të popullit dhe NATO-s ne e gëzojmë lirinë, sot na mbetet të japim kontribut për zhvillimin e vendit. Në krahasim se ku kemi qenë është arrit shumë, por çfarë është dashur të arrihet kemi mundur të bëjmë shumë më shumë”,  tha Sopi, raporton EO.

Në këtë seancë solemne nuk ishte i pranishëm Kryetari i Komunës së Prishtinë, Shpend Ahmeti.

Të ngjashme