Kryesuar nga kryesuesi i Kuvendit Afrim Dina, është mbajtur sot mbledhja e pestë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit, në mbledhje kanë marrë pjesë: kryetari i Komunës Smajl Latifi, anëtarët e Kuvendit Komunal dhe drejtorët e drejtorive komunale.
Në këtë mbledhje janë marrë këto Vendime: Vendimi për bartjen e tejkalimit të të hyrave vetanake nga viti 2019; Vendimi për dhënien e pronës komunale në shfrytëzim afatgjatë dhe Vendimi i kryetarit të Komunës për dhënien e pronës së paluajtshme-lokaleve afariste të Komunës në shfrytëzim personave juridik.
Gjithashtu në këtë mbledhje janë shqyrtuar edhe raport i DKA-së për ecurinë e zhvillimit të mësimit online, në distancë.
Në vegëzën: https://kk.rks-gov.net/rahovec/category/procesverbalet/ekstraktet-e-procesverbaleve-te-kuvendit/ , mund të gjeni procesverbalet e mbledhjeve të kaluara të kuvendit komunal.