Kuvendi Komunal i Prishtinës nuk e aprovon Raportin Financiar për vitin 2017

Prishtinë | 07 Mar 2018 | 14:35 | Nga

Në seancën e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, nuk është aprovuar njëri nga raportet më të rëndësishme, Raporti Financiar për vitin 2017.

Me shumicë absolute votash është refuzuar aprovimi i këtij raporti, i cili përmbante shkelje dhe mangësi të shumta. Për dallim nga partitë opozitare PDK dhe LDK, kësaj radhe edhe asambleistët e VV-së ishin kundër këtij raporti, duke dëshmuar edhe një herë se tashmë kjo parti nuk është unike në Prishtinë.

Nga 42 asamblistë të pranishëm, 33 votuan kundër Raportit Financiar.

Ndërsa, asamblisti i LDK-së, Sokol Havolli, e cilësoi si ofendues e turpërues këtë dokument financiar, i cili sipas tij, as nuk mund të quhet raport pasi është qesharak, e madje edhe i palekturuar.

Pasi refuzoi që dokumentin e sjellë nga ekzekutivi ta quante raport, Blerand Stavileci i PDK-së, ka thënë se ky raport është më i keq edhe se i shumë komunave të vogla në Afrikë.

Shembull për këtë, ai ka marrë një raport buxhetor të komunës Knysna të Afrikës së Jugut, i cili sipas tij, mund të shërbejë si shembull për Drejtorinë e Financave të Komunës së Prishtinës.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme