Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sotë është dërguar vendimi i presidentit të shtetit Gjorgje Ivanov me të cilin ai informon se nuk do të nënshkruaj dekretin për shpalljen e Ligjit për ratifikim të marrëveshjes përfundimtare për zgjidhjen e dallimeve të përshkruara me rezolutën 817(1993) dhe 845 (1993) të këshillit të sigurimit të kombeve të bashkuara, për ndërprerjen e vlefshmërisë së Marrëveshjes së Përkohshme të vitit 1995 dhe për krijimin e një partneriteti strategjik ndërmjet palëve.
Kryetari i kuvendit Talat Xhaferi tani në afat prej 30 ditëve prej votimit të ligjit për ratifikim të marrëveshjes duhet që prap të njëjtin ligj ta vendosë në votim në seancë plenare. Pasi që Xhaferi të rishikon vendimin e dërguar nga Ivanov dhe sipas aktiviteteve të planifikuara të Kuvendit dhe të deputetëve ai do të vendosë për planifikimin e sencës. Gjithsesi, paralajmërohet se kjo do të ndodhë në fund të kësaj jave ose në fillim të javës tjetër dhe se Kryetari i Parlamentit nuk do të presë afatin përfundimtarë gjegjësisht 20 Korrikun.
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë ratifikoi marrëveshjen për zgjidhjen e çështjes së emrit më 20 qershor me 69 vota “për” dhe 40 “kundër “, dhe po atë ditë u nënshkrua nga Xhaferi dhe iu dërgua kabinetit të Ivanovit, i cili, ashtu edhe siç paralajmëroji, ktheu ligjin brenda afatit, pa nënshkruar dekretin. Tani përsëri në lëvizje vihen deputetët . Për miratimin e ligjit për ratifikimin e marrëveshjes Kuvendi ka nevojë për një shumicë absolute, pra 61 vota “për”. Nëse marrëveshja ri-votohet duhet përsëri t`i dërgohet Presidentit, i cili sipas Kushtetutës është i obliguar ta nënshkruajë atë. Pritet që Ivanovi edhe pas votimit të dytë, të mos nënshkruajë Dekretin mbi ligjin për ratifikimin e marrëveshjes së emrit dhe do të zbatojë të ashtuquajturën veto xhepi, ashtu siç bëri me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve.
Ivanov për vendimin e tij për mos nënshkrimin e Dekretit mbi ligjin për ratifikimin e marrëveshjes ka cituar disa arsye.
Nuk kam mandat ta nënshkruaj dekretin për shpalljen e Ligjit për ratifikim të kësaj Marrëveshje. Një prej shtyllave të politikës sime nga programi i vitit 2014 është se nuk pranoj ndryshim të Kushtetutës me qëllim të ndryshimit të emrit kushtetues.
Marrëveshja del jashtë kornizave të rezolutave 817 (1993) dhe 845 (1993) të Këshillit për Siguri të Kombeve të Bashkuara.
Marrëveshja nuk ka bazë kushtetuese dhe nuk është e ratifikuar në pajtueshmëri me Kushtetutën.
Ligji për ratifikim të Marrëveshjes nuk është në pajtueshmëri me nenin 51, nenin 118 dhe nenin 119 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë.
Marrëveshja e bie Maqedoninë në gjendje të nënshtrimit dhe varësisë nga shtete tjera, konkretisht të Greqisë.
Marrëveshja për zgjidhjen e kontestit të emrit midis Maqedonisë dhe Greqisë u nënshkrua nga ministrat e jashtëm të dy vendeve, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kozijas me 17 qërshor në Psarades, në anën greke të liqenit të Prespës. Në nënshkrimit e marrëveshjes morën pjesë edhe kryeministrat Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras, ndërmjetësuesit i OKB-së për çështjen e emrit, Metju Nimic, nënsekretarja për çështjet politike e Organizatës Botërore Rosemary DiCarlo, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri Federica Mogherini dhe Komisioneri për zgjerim dhe fqinjësisë të mirë të BE-së Johannes Hahn.