Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë të jashtëzakonshme për ratifikimin e marrëveshjes për shenjimin e vijës kufitare me Malin e Zi.
Kjo seancë me këtë pikë të vetme të rendit të ditës pritet të fillojë bga ora 10:00.
Një ditë më parë ka dështuar seanca, pasi nuk është arritur që të sigurohen votat e mjaftueshme për ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin me Malit të Zi.
Kujtojmë se LDK-ja ka kërkuar largimin e raportit të Shpejtim Bulliqit nga votimi, që duket të jetë mospajtimi në mes të partive politke shqitare, ndërsa Lista Serbe gjatë ditës së djeshme ka bërë të ditur se nuk do e votojë marrëveshjen për demarkacionin.