Të martën seancën e jashtëzakonshme për Haradinajn

Prishtinë | 07 Jan 2017 | 13:18 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në pajtim të Grupeve Parlamentare, në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit u vendos që seanca e jashtëzakonshme për arrestimin e Ramush Haradinajt në Francë të mbahet të martën më 10 janar nga ora 11:00.

Kryesia e Kuvendit vendosi për një pikë të vetme të rendit të ditës, shqyrtimin e kërkesës për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme për mbajtjen në arrest të kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Kryesuesi i mbledhjes Xhavit Haliti, ka thënë se kanë shqyrtuar kërkesën e 43 deputetëve për të mbajtur seancë të jashtëzakonshme.

“Kërkesën e 43 deputetëve për një seancë të jashtëzakonshme lidhur me arrestimin e Haradinajt dhe pas diskutimeve dhe shqyrtimeve të kërkesës ne u dakorduam unanimisht që për arsye se deputetët janë në pushim, seanca të mbahet të martën të artën në ora 11:00. Me këtë u dakorduam edhe me iniciuesin e kërkesës, Pal Lekaj”, ka thënë Haliti.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, ka thënë se Aleanca ka menduar ta mbajë mbrëmë seancën për kreun e partisë, Ramush Haradinaj, që u ndalua në Francë me urdhërarrest të lëshuar nga Serbia.

“Por për shkak të kushteve atmosferike dhe deputetët nuk janë në Kosovë dhe s’mund të arrijnë në seancë, dhe për me qenë të gjithë deputetët në sallë vendosëm që seanca të mbahet të martën. Është obligim i çdo deputeti që të jetë në seancë të jashtëzakonshme sa herë që kërkohet”, ka thënë Lekaj.

“Është pak larg që seanca të mbahet të martën por deputetët nuk mund të vijnë sot, sepse shumica janë jashtë Kosove”, ka thënë ai.

Haradinaj u arrestua të mërkurën pasdite në Euro-aeroportin Basel Muluz Freiburg me flet-arrest ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia më 2004.

 

 

Të ngjashme