Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mblidhet sot në seancë të jashtëzakonshme, për të debatuar lidhur me paralajmërimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për heqjen e tarifës 100 për qind.
Kjo seancë është thirrur me kërkesë të 41 deputetëve të cilët kanë kërkuar që të debatojn për vendimin e qeverisë e cila ka vendusur që nga data 15 mars të hjek tarifen për lëndën e parë që importohet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.
Kryeministri Kurti ka ftuar Serbinë që si përgjigje ndaj këtij vendimi të palës kosovare të zotohet se do ta ndërpresë fushatën për çnjohjen e pavarësisë së Kosovës dhe po ashtu të nis me eliminimin e barrierave tregtare jotarifore ndaj Kosovës.
Nëse pala serbe sipas tij dëshmon përkushtim të mirëfilltë në ndalimin e fushatës jomiqësore dhe zotohet për heqje të shpejtë të barrierave jotarifore me Kosovën, atëherë duke filluar nga data 1 prill 2020, Qeveria e Kosovës do të heqë tërësisht tarifën për importet nga Serbia dhe BeH për një periudhë prej 90 ditësh.