Zyra për medie dhe marrëdhënie me publikun e Kuvendit të Kosovës ka dërguar njoftim për medie ku jep detaje rreth seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, të thirrur për të mërkurën.
Në seancën e nesërme do të jenë tri pika të rendit të ditës.
– Formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve,
– Dhënia e betimit të deputetëve,
– Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit.
Për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit nevojiten së paku 61 vota dhe koalicioni PAN ende nuk është e sigurt nëse i ka këto vota.
Seanca nis në orën 10, ndërsa nga gazetarët, fotoreporterët dhe kameramanët e redaksive të akredituara kërkohet të vijnë së paku 15 minuta përpara.
Ndërkohë, të premten ka gjasa të vazhdohet me formimin e Qeverisë.