Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot në një seancë plenare, me pikën e vetme të rendit të ditës – zgjedhja e Avokatit të Popullit.
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore për Persona të Pagjetur dhe Peticione ka dërguar emrat e kandidatëve për Avokat të Popullit – Edona Hajullahu, Naim Qela dhe Xhavit Shala.
Që nga 2 korriku 2020, Institucioni i Avokatit të Popullit në Kosovë ka mbetur me ushtrues detyre. Hilmi Jashari, që mbajti këtë pozitë në pesë vjetët e fundit, ka mbetur pa mandat që nga kjo datë.
Jashari mbetet ushtrues detyre deri në zgjedhjen e Avokatit të ri, pasi që këtë ia ka mundësuar Kuvendi i Kosovës.