Kuvendi me 20 e 27 tetor mban seanca – VV ende s’ka qëndrim për faljen e gjobave në pandemi

Prishtinë | 17 Tet 2022 | 11:47 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet në seancë të re plenare këtë të enjte. Seancë do të ketë edhe të enjten tjetër me 27 tetor, raporton Ekonomia Online.

Këtë e ka bërë të ditur, shefja e Grupit Parlamentare të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, pas mbledhjes së Kryesisë.

Pika e parë do të jetë shqyrtimi i projektligjit për mbështetjen e punëve publike, ndërsa e dyta projektligji për masat e përkohshme të produkteve themelore, në raste të veçanta të destabilizimit të tregut.

Kuvendi do të mblidhet edhe të enjten tjetër me 27 tetor, ku në rend dite është edhe projektligji për faljen e gjobave gjatë pandemisë.

Për këtë Projektligj, Kusari-Lila tha se ende nuk kanë qëndrim dhe se do të vendosin më vonë.

“U dakorduam që seanca e re të jetë më 20 tetor në ora 10:00 me dy pika të rendit të ditës”.

“Pika e parë është shqyrtimi i projektligji për mbështetjen e punëve publike, projektligj ky që parasheh kompensimin konform normës së inflacionit”.

“Pika e dytë ka të bëjë me masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabizilimit në treg”, tha Kusari-Lila.

Të ngjashme