Kuvendi miraton Projektligjin për presidentin, parashihen benificione të përjetshme

Prishtinë | 30 Mar 2018 | 12:03 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me 41 vota për, 30 kundër dhe 7 abstenime ka kaluar projektligji për presidentin e Kosovës.

Kryetarja e Komisionit për Legjislacion, mandate, Albulena Haxhiu tha se Lëvizja Vetëvendosje  do të votojë kundër këtij projektligji.

“LVV- ka kundërshtuar për privilegjet që posedon presidenti, dhe zyrtarët e lartë. Komisioni ka rekomanduar që ky projektligji të votohet”, tha ajo, raporton Ekonomia Online.

Ky projektligj është miratuar në lexim të dytë për ndryshimet për ligjin për presidentin.

Me këtë Projektligj beneficionet për presidentin që kanë qenë për një periudhë 5 vjeçare bëhen të përjetshme.

Të ngjashme