Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar sot në lexim të parë Projektligjin për plotësim-ndryshimin e Ligjit për zyrtarët publikë.
Në votim morën pjesë 78 deputetë, ku 68 ishin për, një kundër dhe një abestenim.
“Konstatoj që Kuvendi e miratoi në parim projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për zyrtarët publik. I ngarkojmë komisionin funksional dhe komisionet e përhershme që ta shqyrtojnë projektligjin e Vetëvendosjes e cila ishte faktikisht propozuese e këtij ligji”, tha Kryeparlamentari Glauk Konjufca.
Ky projektligj u propozua nga Grupja e Shefit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila.