Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë mbajtur një minutë heshtje në nderim të të rënëve në betejën e Likoshanit dhe Çirezit, raporton Ekonomia Online.
Sot bëhen 21-vjet nga fillimi i luftës së armatosur në fshatrat: Likoshan e Çirez, te vendi i quajtur “Lisat Gjashtnjakë”.
Në këtë betejë kanë mbetur të vrarë dhjetëra policë serbë. Si pasojë e kësaj, forcat e armikut rrethuan të dy fshatrat ku edhe i ekzekutuan 24 civilë.
Gjatë luftimeve me policinë serbe, në Çirez dhe Likoshan të Drenicës, kanë rënë 4 dëshmorë të UÇK-së, Rexhep Rexhepi, Beqir Rexhepi, Muhamet Gjeli dhe Naser Gjeli.
Serbët atë ditë kanë masakruar 20 pjesëtarë të popullatës civile: Beqir Sejdiun, Ilir Nebihun, Rukie Nebihun shtazënë, Xhemshir Nebihun, Nazmi Sejdiun, Bedri Sejdiun, Bekim Sejdiun, Ibish Ramën, Ismail Behramin, Behram Fazliun.
Nga familja Ahmeti janë martirizuar: Ahmet Ahmeti, Gani Ahmeti, Hilmi Ahmeti, Hamzë Ahmeti, Driton Ahmeti, Naim Ahmeti, Lumni Ahmeti, Shemsi Ahmeti, Basri Ahmeti dhe Elhami Ahmeti, dy të fundit të mitur.