Agjenda e Seminarit Rose Roth, e organizuar në Prishtinë nga Asambleja Parlamentare e NATO-s ka ngjallur debat në Kosovë.
Në agjendën e tij aktiviteti, posti i Marko Gjuriqit ka qenë “Drejtor i Zyrës për Kosovë dhe Metohi”, e kjo ka bërë që të reagojë deputetja Albulena Haxhiu, transmeton Koha.net.
Kuvendi i Kosovës nëpërmes një komunikate ka treguar se agjenda është përpiluar nga zyrtarët e Asamblesë së NATO-s dhe për këtë Kuvendi ka adresuar ankesë duke kërkuar që të përmirësohet ky lëshim në agjendë.
Ndërsa burime të Koha.net brenda Kuvendit të Kosovës bëjnë të ditur se agjenda është ndryshuar, por ka shkaktuar një efekt tjetër.
“Me t’iu dërguar agjenda e re Marko Gjuriqit, ai ka anuluar menjëherë ardhjen në Kosovë. Të paktën kështu bëhet e ditur deri tash”, ka thënë një burim i Koha.net
Lëshimi thuhet se ka ndodhur pasi zyrtarët e Asamblesë së NATO-s kanë kërkuar nga secili shtet postin dhe CV-në e panelistëve dhe ata e kanë shkruar ashtu siç u ka shkuar informacioni.