Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë seancë plenare lidhur me rezolutën e dialogut me Serbinë.
Burime të Telegrafit brenda Kuvendit, kanë thënë se seanca do të nis në orën 10:00.
Rezoluta e cila pritet të votohet në Kuvendin e Kosovës lidhur me dialogun me Serbinë, thekson se kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti do të jetë bashkëkryesues i këtij procesi bashkë me Fatmir Limajn e Nismës Socialdemokrate.
Kjo seancë ishte paraparë të mbahej javën e shkuar por se nuk ishte mbajtur.