(E plotësuar) Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të zgjedhë, as në raundin e dytë, gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese nga komuniteti shqiptar.
Më herët, Kuvendi zgjodhi dy anëtarët nga radhët e komuniteteve.
Në votim morën pjesë 108 deputetë, ndërsa rezultatet e votimit janë:
Nexhmi Rexhepi mori 60 vota
Safet Hoxha – 59 vota
Remzije Istrefi-Peci – 58 vota
Shkemb Manaj – 42 vota
Hajzer Salihu – 35 vota
Vigan Qorrolli – 19 vota
Kuvendi nuk arrin të zgjedhë asnjë gjyqtar shqiptar për Gjykatën Kushtetuese
Kuvendi i Republikës së Kosovës në seancën plenare të mbajtur sot ka votuar për zgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Në votim morën pjesë 115 deputetë. Asnjë nga kandidatët e komunitetit shqiptar nuk mori votat e mjaftueshme, prandaj shkohet prapë në votim, raporton Ekonomia Online.
Shqipe Ibraj-Mala me 11 vota dhe Nebojsha Boriqiq me 0 vota largohen nga lista e votimit.
Ndërsa, Radomir Laban nga komuniteti serb dhe Bajram Latifi nga “komunitetet e tjera” kanë fituar vendin në Gjykatën Kushtetuese.