Kryesia e Kuvendit ka nisur mbledhjen me kryetarët e grupeve parlamentare për të shqyrtuar e caktuar rendin e ditës për mbledhjet e papërfunduar nga javët e shkuara dhe për seancat e rregullta, që pritet të mbahen gjatë kësaj jave.
Gjithsesi, së paku në bazë të njoftimit të Kuvendit, në rendin e ditës nuk përmendet çështja e demarkacionit me Malin e Zi, gjegjësisht vendosja e kësaj pike në rend të ditës.
Ky është rendi i ditës i mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit:
R e n d i i d i t ë s
I. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mëparshme,
II. Përgatitjet për seancë plenare të radhës:
1. Votimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për minierat dhe mineralet,
2. Votimi i Propozim-rezolutës në lidhje me arrestimet e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje,
3. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për aftësimin, riaftësimin profesional dhe punësimin e personave nga pjesët veriore të Kosovës,
4. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini e Sport lidhur me Mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 03/ L-145 për fuqizim dhe pjesëmarrje të rinisë.
III. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 19 prill 2017:
1. Interpelanca e Kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa, sipas kërkesës së deputetes Donika Kadaj-Bujupi, e mbështetur edhe nga 15 deputetë nënshkrues, për çështjen e shfrytëzimit e thëngjillit dhe minierën e Sibovcit,
2. Interpelanca e Ministrit Blerand Stavileci, sipas kërkesës së deputetit Visar Ymeri, i mbështetur edhe nga 15 deputetë nënshkrues, në lidhje me Kontratën e privatizimit të Kompanisë së Distribuimit të Energjisë Elektrike,
3. Votimi i rekomandimeve në lidhje me Mos zbatimi e rekomandimeve të Avokatit të Popullit nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës,
4. Votimi i rekomandimeve në lidhje me shkeljen e të drejtave të punëtorëve në Kosovë.
IV. Përgatitjet për Seancë plenare të re:
1. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-064 për festat zyrtare në Republikën e Kosovës,
2. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-122 për Kontrollin e Brendshëm të Financave Publike,
3. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-143 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-072 për Kontrollin dhe Mbikëqyrjen e Kufirit Shtetëror, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 04/L-124,
4. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-158 për Shoqëritë Tregtare,
5. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Buxhet dhe Financa lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 04/L-045 për Partneritet Publiko-Privat.
V. Shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave