Seanca e Kuvendit të Kosovës ka filluar vazhdimin e mbledhjes së kaluar me disa pika rendi dite. Mirëpo, kuorumi edhe sot ka munguar në Kuvend. Sërish tri pika janë shtyrë, si shkak i mungesës së deputetëve në punimet e seancës së sotme.
Nuk ka kaluar Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për minierat dhe mineralet, Propozim-rezolutës në lidhje me arrestimet e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje si dhe Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ekzekutimin e sanksioneve penale.
Këto pika kanë mbetur të papërfunduara nga Seanca plenare e mbajtur më 30 dhe 31 mars 2017.
Në rend të ditës tashmë është Raundi i dytë i votimit për zgjedhjen e një anëtari të Këshillit Gjyqësor të Kosovës nga radha e komunitetit serb, ndërsa pas kësaj pike do të fillojë seanca e re plenare.
Rendi i ditës së seancës së re plenare:
1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
2. Koha për pyetje parlamentare,
3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
4. Shqyrtimi i Propozim – Programit të Punës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për vitin 2017,
5. Interpelanca e Ministrit Blerand Stavileci, sipas kërkesës së deputetit Visar Ymeri, i mbështetur edhe nga 15 deputetë nënshkrues, në lidhje me Kontratën e privatizimit të Kompanisë së Distribuimit të Energjisë Elektrike,
6. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini e Sport lidhur me Mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 03/ L-145 për fuqizim dhe pjesëmarrje të rinisë,
7. Zgjedhja e një (1) anëtari të Komisionit të Pavarur për Media,
8. Debat parlamentar sipas kërkesës së deputetes Teuta Haxhiu, e mbështetur edhe nga 9 deputet tjerë nënshkrues, në lidhje me Mos zbatimi e rekomandimeve të Avokatit të Popullit nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës,
9. Debat parlamentar sipas kërkesës së deputetëve Bekim Haxhiu dhe Xhevahire Izmaku, të mbështetur edhe nga 8 deputet tjerë nënshkrues, në lidhje me shkeljen e të drejtave të punëtorëve në Kosovë.