Kuvendi sërish në pauzë deri në ora 15

Prishtinë | 02 Mar 2018 | 14:40 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Seanca e Kuvendit e cila në rend dite kishte votimin e 28 pikave është në rrezik që shtyhet përsëri për shkak të situatave vetbllokuese të cilat po krijohen nga deputetët. Kështu ka thënë nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti. Sipas tij projektligjet duhet të shqyrtohen dhe pastaj kur të ketë kuorum ato të votohen, raporton Ekonomia Online.

“Kemi një situatë vetbllokuese, por dua të mbetem besnik ndaj asaj se çka vendoset në fillim. Kërkoj nga GP t’i shqyrtojmë projektligjet e pastaj kur kemi kourom i votojmë”, tha Haliti.

Deputeti Armend Zemaj, tha se kërkojnë përgjegjësi nga grupet politike dhe të mos sillen të papërgjegjshëm dhe të shtyhet kjo seancë deri atëherë kur vendos kryesia.

“Kjo është shndërru në rutinë dhe ikja nga përgjegjësia e kësaj mazhorance të brishtë. Këta nuk janë të interesuar për të kaluar ligjet, ligjet me rëndësi të veçantë. LDK-ja shpreh shqetësimin e saj me këtë gjendje dhe tregon që mazhoranca nuk është në gjendje më votu. Kërkojmë të mblidhet kryesia të vazhdoj më tutje për caktimin e seancave dhe të kerkoj nga deputetët të jenë të përgjegjshëm”, tha Zemaj.

Kryetari i Grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi, tha se nëse LDKja e lëshon sallën do të ishte mungesë e përgjegjësisë nga ana tyre dhe do ta pamundësonte vazhdimin e kësaj seance.

“Nëse doni me lan këtë në gjysmë po bëhen 3 seanca në gjysmë. Kemi kushte me vazhdu punën e kësaj seance, nëse LDK-ja e lëshon sallën si dje, ne nuk mund ta vazhdojmë, por kjo do ishte mungesë e përgjegjësisë”, tha Krasniqi.

Kurse Ahmet Isufi nga AAK-ja, tha se ata mund ta vazhdojnë seancën dhe në ora 16:00 deputetët të vijnë dhe të votojnë pikat e rendit të ditës.

“Mund të vzhadojmë më seancën, t’i shqyrtojmë projektligjet dhe në ora 16 mund të jenë deputetët për të votuar”, tha Isufi.

Albert Kinolli, nga 6 plus tha se deputetët po i ikin përgjegjësive dhe se duhet të sillen konform rregullave.

 

Të ngjashme