Kuvendi i Kosovës nuk ka mundur të votojë shumicën e projektligjeve dhe raporteve për shkak të mungesës së kuorumit në vendimmarrje, raporton Ekonomia Online.
Kuvendi ka miratuar vetëm kërkesën e Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për miratimin e taksave vjetore për vitin 2019.
Pas një konsulte me shefat e grupeve parlamentare, nënkryetarja e Kuvendit Aida Derguti ka njoftuar se seanca shkon në pauzë deri na 13:30.
“U vendos që të shkojmë në pauzë dhe të kthehemi në ora 13:30”, tha ajo.