Kuvendi nuk e ka miratuar rezolutën nga Interpelanca e kryeministrit të Kosovës në lidhje me korrupsionin dhe krimin e organizuar në institucione dhe zyrtarët e lartë. 23 deputetë ishin pro kundër 31 deputetë kanë abstenuar 9 deputetë, raporton Ekonomia Online.
Edhe pse ishin të pranishëm në sallë deputetët e Kuvendit të Kosovës refuzuan të bëjnë kuorumin për të votuar disa nga rezolutat e nxjerra nga interpelancat e mbajtura javë më parë.
Për shkak të kësaj votimi i Propozim-rezolutës nga Interpelanca e Kryeministrit Ramush Haradinaj, në lidhje me situatën dhe gjendjen financiare në ndërmarrjet publike të Telekomit dhe të Postës së Kosovës si dhe votimi i Propozim-rezolutës nga Interpelanca e Kryeministrit në lidhje me vendimet e Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikallo për shkarkimin e një drejtori dhe ndarjen e mjeteve grante dhe subvencione, janë shtyrë për seancën e radhës.
Ndërsa me 61 vota 1 kundër dhe 1 abstenim është miratuar rezoluta nga Interpelanca me ministren e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha në lidhje me zbatimin e Programit Kombë tar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (PKZMSA) për kuartalin e katërt (K4) 2017 dhe kuartalin e parë (K1) 2018.