Kuvendi i Kosovës ka vendosur që “Pallati i Rinisë” t’i kalojë në pronësi komunës së Prishtinës, raporton Ekonomia Online.
Deputetët në seancën e sotme të Kuvendit kanë miratuar propozim-vendimin e Qeverisë që ky objekt tash e tutje të jetë pronë e komunës së Prishtinës dhe të mos menaxhohet më nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP).
Ky propozim-vendim u miratua me 55 vota për, 14 vota kundër dhe 4 abstenime. Në votim morën pjesë 73 deputetë.