Kuvendi Zgjedhor i LDK-së vazhdon punimet pa medie, do të vendoset për kreun e partisë

Prishtinë | 03 Gus 2019 | 10:42 | Nga Kastriot Kokollari

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) po mban Kuvendin e Nëntë Zgjedhor, ku do të votohet për kryetarin  e partisë pa medie. Në fillim të punimeve kreu aktual i kësja partie Isa Mustafa adresoi një varg kritikash për Qeverinë  në dorëheqje dhe ftoi për unitet.

Është raportuar se edhe këtë herë “timonin” në këtë parti ta marrë kryetari aktual, Isa Mustafa.

Në Kuvendin e kaluar, në maj të vitit 2015, në të cilin probleme kishte pasur me Vjosa Osmanin të cilës i ishte mohuar kandidimi si dhe me Donika Gërvalla Schartz, mediet ishin larguar nga salla.

Isa Mustafa ishte rizgjedhur kryetar, me aklamacion në këtë Kuvend. Ndërsa për herë të parë ai ishte zgjedhur në vitin 2010, derisa kundërkandidat e kishte kryetarin e deriatëhershëm Fatmir Sejdiu.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme