Afërdita Maliqi dhe Naile Demiri zgjidhen anëtare të Bordit të RTK-së

Prishtinë | 01 Dhj 2016 | 12:38 | Nga

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës janë zgjedhur dy anëtare të bordit të RTK-së

Afërdita Maliqi me 50 vota dhe Naile Demiri me 44 vota u zgjodhën anëtare të bordit të RTK-së me mandat tre vjeçar.

Në garë për zgjedhjen e dy anëtarëve të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës, ishin Afërdita Maliqi, Naile Demiri, Ganimet Klaiqi dhe Hazbije Qeriqi.

Ligjet e tjera që u miratuan janë si vijon :

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Inspektoratin Shëndetësor – 63 vota “për”

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për tregtinë me produkte të naftës dhe karburante të ripërtërishme në Kosovë – 53 vota “për” 4 vota “kundër” 6 abstenim

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për performancën energjetike në ndërtesa – 62 vota “për”
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për akreditim – 64 vota “për”

Shqyrtimi i Raportit vjetor i Auditimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2015 – 64 vota “për” 1 votë “kundër”

Shqyrtimi i Raportit për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2015 – 59 vota “për” 2 vota “kundër”

Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit për Buxhet dhe Financa lidhur me kërkesën e Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për miratimin e taksave vjetore për vitin 2017 – 56 vota “për” 3 vota “kundër” 5 abstenim

Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Komisionit për Buxhet dhe Financa për caktimin e pagës së kryesuesit dhe anëtarëve të Bordit të Drejtorëve, të kryesuesit dhe anëtarëve të Komisionit të Auditimit, të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut-KOSTT sh.a. – 46 vota “për” 9 vota “kundër” 9 abstenim

Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Komisionit për Buxhet dhe Financa për caktimin e kompensimeve për kryetarin, nënkryetarët dhe anëtarët e Këshillit për Trashëgimi Kulturore – 53 vota “për” 2 vota “kundër” 7 abstenim

Ndërsa Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Lirinë Fetare në Kosovë, për miratimin e të cilit kërkohen, të paktën 61 vota “për“, prej tyre 11 vota “për“ të komuniteteve që nuk janë shumicë, nuk është futur fare si pikë e rendit të ditës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme