Kuvendi zyrtarisht ka njoftuar për vazhdimin e seancës konstituive, e cila u ndërpre pasi koalicioni PAN nuk ishin të pranishëm për në orën 11:00.
Seanca konstituive do të ketë vetëm një pikë të rendit të ditës, votimin e Kryeparlamentarit dhe nënkryetarët e Kuvendit.
“Vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës i paraparë të mbahej sot, në orën 11:00, do të fillojë në orën 14:00”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës.