Xh.G humbi jetën mbrëmjen e sontme si pasojë e goditjes nga një veturë në lagjen e Ferronikelit në Drenas.
DrenicaSot mëson se i riu ishte 22 vjeçar.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, shkruan Reporteri.net.
“Me datë 14.09.2020 ne ora 20:06 Policia ka pranuar informatën se në Gllogoc është shkaktuar një aksident trafiku me pasoja fatale, ku të përfshira janë një automjet dhe një këmbësor. Njësitet kompetente policore janë marr me rastin”, u shpreh ai.