Ky është çmimi që Inter dhe Man Utd duhet ta paguajnë për Barella

Prishtinë | 26 Jan 2019 | 18:56 | Nga Ekonomia Online

Nicolo Barella është një nga lojtarët më të kërkuar në Serie A, në këtë afat kalimtar.


Dy skuadrat më të interesuara për shërbimet e mesfushorit janë Inter dhe Manchester United.

Por, skuadra e tij aktuale, Cagliari, nuk e kanë ndërmend ta lirojnë me lehtësi yllin premtues të tyre.

“Gazzetta dello Sport” shkruan se Inter dhe Manchester United duhet të paguajnë 50 milionë euro për Barella, transmeton lajmi.net.

Thuhet gjithashtu se lojtari preferon një kalim të mundshëm në “Old Trafford”, por Cagliari nuk do e lëshojnë pa një çmim të mirë.

Mbetet të shihet se cila do të jetë e ardhmja për mesfushorin që luan me kombëtaren e Italisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme