Ky është dokumenti për të cilin u akuzua Haziri (Foto)

Prishtinë | 30 Gus 2016 | 15:09 | Nga

Pokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore të Gjilanit, kundër  kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri për shkak se ka kryer veprën penale, keqpërdorimi i pozitës apo autoritet zyrtar, për shkak se ka dhënë me qira jo-ligjshëm disa parkingje në qytetin që e drejton.

“Sipas aktakuzës L.H., duke shfrytëzuar autoritetin zyrtar i ka tejkaluar kompetencat e tij, me qëllim që për vete ose për persona tjerë të përfitoi çfarëdo dobie, duke ua shkelur të drejtat e pjesëmarrësve tjerë në ankand publik”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Kontrata për të cilën akuzohet Haziri, ka të bëjë për dhënien me qira të disa parkingjeve në Gjilan, duke e dëmtuar komunën me 168,000 euro.

I pandehuri më 13 qershor të vitit 2014, ka marrë vendim për shpalljen publike për dhënien me qira të parkingjeve brenda qytetit të Gjilanit. Ndërkaq, më  1 gusht të vitit 2014, lidhur me këtë Ankand publik, ka nënshkruar kontratën në mes të Komunës së Gjilanit, të cilën e ka përfaqësuar, dhe përfaqësuesit – pronarit të NTP “S.O. BEZI ” F.H. Sipas prokurorisë më 9 tetor të vitit 2014 i pandehuri ka nënshkruar Aneks Kontratën me numër 630 në mes të Komunës së Gjilanit dhe përfaqësuesit – pronarit të NTP “ SO. BEZI” F.H.

Me këtë aneks kontratë Komuna e Gjilanit është dëmtuar në vlerë prej 168.000 euro, (për çdo vit nga 33.600 euro), pasi që kontrata është e nënshkruar për 5 vjet.

Në ueb-faqen e Komunës së Gjilanit, figuron ankandi publik që ka shpallur komuna për t’i dhënë me qira pronat publike për parkingje./KlanKosova/

dokument - haziri dokument - haziri1 dokument - haziri2

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme