Ky është kandidati që pritet të jetë kryetar i Degës së PDK-së në Podujevë

Prishtinë | 11 Nën 2018 | 18:11 | Nga Ekonomia Online

Procesi i zgjedhjeve të brendshme në Partinë Demokratike të Kosovës është duke vazhduar.

Madje ky proces pritet që të përfundojë në pjesën e parë të vitit të ardhshëm. Ndërsa sot është bërë publik emri i kandidatit që pritet të jetë kryetar i Degës së PDK-së në komunën e Podujevës.

Vetë Fahri Osmani ka bërë të ditur se sot ka hapur kandidaturën e tij për kryetar të Degës së PDK-së në Podujevë, transmeton Indeksonline.

Ai ka thënë se është angazhuar për 14 vite rresht në PDK dhe se ka arritur të identifikojë shumë sfida e probleme të PDK-së në këtë komunë. Ndër të tjerash ai ka thënë se PDK-së në Podujevë i duhet një ecje përpara.

Postimi i plotë:

DEKADA E RE !

Anetare te strukturave te Partise Demokratike te Kosoves ne Gllamnik e ne Podujeve,

Bashkevendas te mi,

Ndihem i emocionuar sot para jush ne kete hapje te kandidatures time per kryetar te Deges se Partise Demokratike te Kosoves ne Podujeve.

Nga tradita familjare, ne cdo periudhe, pervec angazhimeve e halleve familjare, une jam rritur ne nje ambient ku nje kohe, energji e pasion i sinqert i eshte kushtuar edhe te mires se pergjithshme. Ky angazhim qe nderlidhej me aktivitetin per lirine e vendit, gjithesesi qe eshte bere pjese e rendesishme e edukimit tim dhe bindjeve te mia. Traditen e angazhimit per te miren e vendit, e kemi vazhduar e konsoliduar edhe ne rrethanat tjera post periudhes se angazhimit kombetar, sepse vendi, gjithmone ka sfida dhe ne vijimesi kerkohen kontribute.

Ne rrethanat e sotme, si Podujeve, si llap, sic na pelqen t’i themi, te gjithe e dime se nuk jemi te perfaqesuar e te organizuar mire, rrjedhimisht Llapi e Llapjanet kane mbetur pa ndikimin qe e meritojne, sic nuk ka ndodhur ne te kaluaren.

Vendi yne, qyteti dhe rrethina jone, me historine dhe kuadrot e se ciles me te drejt jemi krenuar, sot, duhet ta pranojme se eshte ne krize te perspektives se zhvillimit normal. Podujeva me rrethine, sot ka nevoje per perfaqesim, ka nevoje per rifaktorizim, ka nevoje per kujdesje shteterore qe duhet te ja ofroj nje lidership i ri qe eshte i drejte me llapin, qe eshte korrekt dhe qe e do llapin. Me nje fjale, sot kerkohet qe llapi te nise te veproj menqur dhe vendosmerisht.

Kjo gjendje, me shtyne mua te mos qendroj i heshtur por te angazhohem qe me bashkepunetore te shumte, t’i japim energjine dhe drejtimin e duhur Podujeves.

Une, pasi jam angazhuar per 14 vite ne PDK pasi kam zhvilluar aktivitet te pandalshem ne strukturat e deges se PDK’se, kam arritur te identifikoje shume sfida e probleme te PDK’se ne Llap. Bindja ime ka qene dhe eshte se keto sfida, jane teresisht te perballueshme me nje lidership te ri, energjik, te qarte politikisht dhe te vendosur ne percaktimet e interesit te pergjithshem. Edhe keto bindje me kane shtyre te kerkoj mbeshtetjen e juaj per te filluar nje vizion e projekt gjitheperfshires me synim fuqizimin e Llapit dhe te PDK ne Podujeve.

Per keto 14 vite pune e angazhim, kam pasur rastin te njoh shume e shume te rinj e te reja qe do te dinin e do te mundnin te benin mrekulli ne organizimin politik.

Potenciali i PDK eshte i madh, perkunder problemeve evidente dhe prandaj, sot, nga ky vend qe eshte vendlindja ime, qe me eshte gjendur prane dhe qe mbeshtetja nuk me ka munguar kurr, une do ta kerkoj perkrahjen tuaj dhe te tjereve per te nisur se bashku nje rruge te re te bashkimit te energjive, kontributeve e potencialit te llapjaneve pa dallim.

Ne kete rruge, do te udhehiqem nga ideja se mirenjohja e kontributit te te tjereve per ate se cfare eshte arritur deri me sot, eshte pika nisese me e drejte per cdo proces te sinqerte cfare ne e synojme ta ndertojme. Do te bashkojme potencialet dhe energjite e medha qe ka llapi dhe PDK per ta ndertuar se bashku nje projekt politik ku do te kishte vend meritor e hapsire per secilin profil te qytetareve te Podujeves me rrethine, profesioniste, intelektual apo te tjere.

Platforma e Dekades se Re, e ka kete njeren nga synimet kryesore dhe PDK’se ne Podujeve, i duhet pikerisht nje ecje perpara qe merr parasysh faktorin e njohjes se sinqerte te cdo kontributi ne te kaluaren dhe hapjen ndaj profileve e figurave te reja.

Ashtu sic na takon, dua te zotohem para jush se garen politike ne kuader te zgjedhjeve te brendshme, do ta zhvilloje ne fryme demokratike e statutare, dhe te konkurimit me vlera morale, intelektuale e politike.

Dua te ju therras te gjitheve ne perkrahje te ketij projekti politik ne sherbim te ndryshimit te domosdoshem qe i duhet jo thjesht PDK’se, por Llapit ne teresi.

Ju falenderoj shume te gjitheve qe jeni sot ketu.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme