Edhe pse zgjedhjet kanë përfunduar gati tash e një muaj, kandidati për deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes Emrush Xhemajli, ende është duke e kërkuar votën e qytetarëve përmes facebook-ut.
Nuk dihet nëse është duke ndodhur kjo me apo pa vetëdijen e tij, por që nga përfundimi i zgjedhjeve shumë personave është duke iu shfaqur në profilet e tyre fotografia e Emrush Xhenajlit dhe thirrja e tij që të votohet numri i tij dhe i partisë.
Kjo po ndodhë për shkakun se kandidati Xhemajli gjatë kohës së fushatës ka sponsorizuar në facebook më shumë seç duhet.(IndekOnline)