Në Kosovë sot do të mbajë mot me diell, me vranësira dhe reshjet do të jenë më të kufizuara.
“Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 11-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-27 gradë Celsius”.
“Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi deri 7m/s. Nga dita e premte siç kemi parashikuar ditë më parë, do të regjistrohen temperatura të larta, për të arritur gjatë vikendit deri 29 gradë Celsius”, thonë nga IHMK.