Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot vendi ynë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e fushave të ajrit me presion të lartë atmosferik.
Sipas institutit, në këto kushte meteorologjike, do të mbajë mot kryesisht me diell.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-6 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-26 gradë celsius.
“Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.