Gjatë këtyre dy ditëve të vikendit vendi ynë do të ndikohet nga masat e lagështa të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik. Në këtë gjendje meteorologjike do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me kushte për reshje të shiut , kurse në vise malore me lartësi mbidetare mbi 800m reshjet e shiut do të shoqerohen edhe me fjolla te dobeta bore.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri në 1 gradë Celsius, ndersa temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindje me shpejtesi 1-7m/s.