Ky është personi që kreu vrasjen në Drenas

Prishtinë | 22 Gus 2020 | 22:10 | Nga Ekonomia Online

Leotrim Shaban Syla është personi i cili ka kryer vrasjen në Nekovc të komunës së Drenasit. 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Drenas, ku si pasojë e të shtënave me armë ka ndodhur një vrasje.

IndeksOnline mëson nga burimet e saj se djali L.S, i të dënuarit për rastin ‘Bllaca 2’, Shaban Sylës, ka vrarë një person rreth të 50-ve, gjatë ditës së sotme.

Viktima me inicialet Q.Demiri është qëlluar me automatik AK-47 dhe më pas nga plagët e marra edhe ka vdekur.

Nga Policia e Kosovës kanë thënë se së pari ka ndodhur një përleshje në mes të disa personave ku përveç mjeteve të forta  është përdorur edhe arma e zjarrit, me ç’rast ka humbur jetën një person.

Policia ka identifikuar tre të dyshuar dhe janë në kërkim të tyre.

“Sot rreth orës 19:00, kemi pranuar informatën se në fshatin Nekoc të Drenasit  ka ndodhur një përleshje në mes të disa personave ku përveç mjeteve të forta  është përdorur edhe arma e zjarrit. Bazuar në të dhënat fillestare në këtë rast një person është plagosur nga arma e zjarrit ndërsa tre të tjerë kanë pësuar lëndime trupore gjatë përleshjes fizike. Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor.

Personi i plagosur nga arma e zjarrit, nuk mundur tu përballoj plagëve dhe i njëjti ka ndërruar jetë.  Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK. Lidhur me këtë rast të vrasjes, janë identifikuar tre persona të  dyshuar dhe jemi në kërkim të tyre. Aktualisht hetuesit policor janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin”, kanë thënë nga Policia e Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme