Një zyrtar policor humbi jetën sot si pasojë e një të shtënë aksidentale nga arma.
Polici që humbi jetën në këtë rast është Burim Tahiri, nga Mitrovica.
44 vjeçari vdiq si pasojë e të shtënës me armë pas daljes nga poligoni i shenjtarisë në Cërnushë të Mitrovicës.
I njëjti në këtë poligon të qitjes ishte për shkak të ri-certifikimit në kuadër të Policisë së Kosovës.
E vdekjen e tij përpos policisë, prokurorisë e konfirmuan edhe familjarët e Tahirit.
Polici Burim Tahiri ndërroi jetë para se të arrinte në Qendrën Emergjente të Spitalit të Mitrovicës.