Prokuroria Themelore në Pejë, në bashkëpunim me Njësitin Antidrogë të Policisë së Kosovës, ka ndërmarrë sot një aksion të gjerë në një fshat të komunës së Pejës, ku është zbuluar një sasi e konsiderueshme e narkotikëve, si dhe një laborator për prodhimin e tyre.
IndeksOnline e ka mësuar se pronari i laboratorit në Jabllanicë të Pejës është Haxhi Rexhaj.
Të njëjtat burime kanë njoftuar se në laborator kanë qenë të kultivuara rreth 70 bime kanabis.
Rexhaj ka pranuar të bashkëpunoj me Policinë dhe e ka pranuar veprën. Arrestimi i tij pritet pas mbarimit të aksionit.
Në vendin e ngjarjes ka arritur edhe prokurorja Sahide Gashi.