Ky është restoranti më romantik në botë

Prishtinë | 16 Gus 2016 | 18:00 | Nga

Grotta Palazzese njihet për atmosferën dhe bukurinë e tij, por shumica e vizitorëve që kanë qenë aty kanë thënë se çmimet e ushqimit janë shumë të larta.

Grotta Palazzese në Pugalia, Itali, është aktualisht vendi më romantik në botë për të kaluar një natë romantike me partnerin.

I gjendur brenda një shpelle shumë të lashtë, ky vend ka ofruar darka romantike dhe elegante që nga shekulli i tetëmbëdhjetë.

Ditën, dielli e shfaqë dallueshëm ujin dhe shkëlqen shpellën, dhe gjatë natës, llambat fener që gjenden afër tavolinave i japin një pamje mahnitëse restorantit, duke reflektuar poshtë në det.

Ky restorant është cilësuar nga shumë uebfaqe të mëdha si vendi më romantik në botë, për të kaluar një darkë romantike me partnerin.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme