Ky është ushtari i FSK-së që u arrestua në Deçan pas përplasjes me serbët

Prishtinë | 02 Dhj 2016 | 17:22 | Nga

Policia e Kosovës ka arrestuar dje një ish ushtar të FSK-së, aktualisht zyrtar në Komunën e Deçanit.

Ai, sipas policisë u arrestua për shkak të “Nxitjes së urrejtjes racore, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik”.

Lajmi.net merr vesh së personi i arrestuar është Asim Dinë Cenaj.

Personi në fjalë ka punuar në FSK, të paktën kështu figuron në llogarinë e tij në Facebook, ndërsa tash është zyrtar në Komunën e Deçanit.

Lidhur me mbajtjen për 48 orë në paraburgim të Asim Dinë Cenajt ka reaguar edhe Komuna e Deçanit dhe deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj.

Ata e kanë cilësuar si të papranueshme arrestimin e tij vetëm për faktin se para serbëve kishte folur për personat e zhdukur.

Më datën 1 dhjetor 2016 në sallën e Asamblesë së KK-Deçan ka qenë duke u mbajtur një takim në mes të përfaqësueseve të ndryshëm vendorë e ndërkombëtarë, përfshirë qytetarë shqiptarë nga Deçani, qytetarë serbë ish-banorë të Kosovës, përfaqësues nga OSBE-ja, UNMIK-u, UNHCR-ja, Policia e Kosovës etj., të cilët ishin takuar për të diskutuar lidhur me pronat dhe banesat e qytetarëve, përmes këshillit danez për refugjatë dhe akterëve tjerë, thotë policia.

Sipas tyre, gjatë takimit Asim Cenaj ka marrë fjalën dhe gjatë fjalimit të tij ka shprehur nxitje të urrejtjes ndaj qytetarëve të pranishëm si dhe i njëjti ka deklaruar se pas daljes nga ai takim brenda 30 min, do t’i ftojë të gjithë qytetarët për t’u ballafaquar me Policinë dhe KFOR-in.

fsk2

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme