Mevludin Krasniqi është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT).
Krasniqi i cili më herët ka qenë zëvendësministër në Ministrinë e Shëndetësisë, emërimin në postin e ri nga partia e tij, PDK e ka bërë të ditur me anë të një postimi në Facebook.
Ashtu siç ju kam njoftuar ditë më parë, pas shërbimit tim në Ministrinë e Shëndetësisë, angazhimi im politik e institucional do të vazhdojë!
“Tani e tutje, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) më ka besuar detyrën e zëvendësministrit të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ( MASHT)!”
“Duke ju falënderuar për mbështetjen dhe përkrahjen, ju siguroj se do të vazhdoj punën e angazhimin tim me nder e përkushtim!”, ka shkruar ndër të tjera ai.