Kylian Mbappe bëhet golashënuesi më i madh në histori të PSG

Prishtinë | 05 Mar 2023 | 10:26 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi francez, Kylian Mbappe është bërë golashënuesi më i mirë në histori të Paris Saint-Germain me golin e fundit të shënuar ndaj Nantes mbrëmjen e së shtunës.

Paris Saint-Germain ka fituar me rezultat 4-2 në shtëpi ndaj Nantes në takimin e javës së 26-të në Ligue 1.

Golat për ekipin e Christophe Galtier u shënuan nga Lionel Messi (12’), Jaouen Hadjam (17’), Danilo Pereira (60’) dhe Mbappe (90+).

Të ngjashme