Laborantët e FShMN-së: Kategorizimi si staf i administratës po na degradon

Prishtinë | 11 Shk 2019 | 14:13 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Laborantët e Fakultetit të Shkencave Matematiko-Natyrore në departamentin e Kimisë, por kërkojnë që të kenë status të tyre, raporton Ekonomia Online.

Në komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi, laborantët i adresuan kërkesat e tyre para deputetëve.  

Laborantja në FShMN, Arta Rudi, tha se kërkesa për pozitë dhe status të tyre, ka filluar kohë më parë. Ajo shtoi se janë të ngarkuar me 40 orë mësim në laborator, sipas saj, është e pamundur për tu rezistuar.

“Prej 2005 kemi filluar ta kërkojmë pozitën dhe statusin tonë që të jetë më i qartë. Kohët e fundit filluan edhe komisionet disiplinore. Përgjegjësinë dhe performancën na ka bë sekretari i universitetit që nuk ka të bëj shumë me punën tonë që i kryejnë brenda ditës. Jemi mundu të vërtetojmë që nuk jemi administrativë. Para luftës nuk ka qenë. Laborantët kanë qenë staf mbështetës. Tani jemi të ngarkuar me 40 orë mësim në laborator është e pamundshme me i rezistuar”, tha Rudi.

Ajo tha se pavarësisht kërkesave dhe vendimet që u morën nga Inspektorati i Punës, nuk është arritur të ndahen si përkrahës të stafit mësimor e jo të administratës.

“Kemi bë shumë përpjekje që të hyjmë në ligjin e arsimit të lartë të paktën. I kishim vendimet e Inspektoratit të Arsimit, por nuk e kemi gjet ose gjuhën e përbashkët ose ndikimet kanë qenë të ndryshme kështu nuk ka mund të kaloj prej drejtoratit këtu në parlament. Asnjëherë e drejta jonë nuk ka dalë në shesh. Ne ende të njëjtin diskimin e kemi”, u shpreh Rudi, raporton Ekonomia Online.

Rudi thotë se as nga universitetet asnjëherë nuk kanë marrë përgjigje që prej disa vitesh kërkesash.

Afrim Qela laborant në Fakultetin e Gjeoshkencave në Mitrovicë, ka thënë që nuk po kërkojnë diçka më shumë se sa modelet që janë në Tiranë dhe në rajon.

“Kemi marrë model në universitetit e tiranës. Nuk po kërkojmë asgjë me shumë se modelet e rajonit. I kemi dy vendime nga këshilli i pavarur mbikëqyrës. Ne këkrojmë nga ju që në kuadër të arsimit ë lartë në një nen të rregullohet statusi i laborantëve të Kosovës”,  pohoi Qela.

Fehmi Ramadani, nga Fakulteti i Edukimit ka thënë se të gjithë laborantët kanë përgatitje të lartë arsimore  për çka duhet edhe të kalojnë në staf mësimor.  Sipas tij, kategorizimi si staf i administratës po i degradon laborantët.

“Detyrat, përgjegjësitë na heqin prej stafit administrativ dhe kalojmë në staf mësimor.  Të gjithë laborantët, gjithsej 42 të universiteteve publike jemi me përgatitje të lartë arsimore”, tha Ramadani.

Salih Mekolli nga Departamenti i Kimisë, ka thënë se rrezikshmëria me të cilën përballen çdo ditë në laborator, është nga statusi që nuk po u jepet atyre.

“Shkak i kësaj që jemi staf administrativ, është rrezikshmëria. Ne punojmë me acide, erëra të rënda që kur e përfundon punën fillon menjëherë kokëdhimbja. Ne në bazë të këtij titulli nuk e gëzojmë këtë të drejtë. Shkaku është statusi”, tha Mekolli.

Deputetja Teuta Haxhiu, ka thënë se megjithëse futja në ligjin e arsimit të lartë do jetë mundësi më e mira, procedurat mund ë zgjasin shumë.

“Ky është problem i kamotshëm, i vonuar, i pazgjidhur. Ndoshta është mundësia më e mirë në ligjin e arsimit të lartë.  Zgjidhja më e mirë do kishte qenë me ligj por po tutna po shkon gjatë”, tha Haxhiu.

Ndërsa deputetja Valentina Bunjaku, ka dhënë zgjidhjen më të shpejtë që mund të bëhet.

“Zgjidhja më e lehtë është me e rregullu këtë çështje brenda fakulteteve pastaj me kaluar nëpër tjera”, tha Bunjaku.

Ismajl Kurteshi, kryesues i komisionit, ka thënë se do të organizojnë takime me MASHT dhe rektorët e universiteteve për të gjetur zgjidhjen e kësaj çështjeje.

“Takim me ministrin e MAShT dhe rektorin e universitetit, ti ngrisim shqetësimet tuaja dhe t’ia themi tri çështje rektorit. Që dekanët e fakulteteve ju mbështesin, se këshilli i pavarur iu cilëson si punëtor përkrahës, se vendet e rajonit kanë një zgjidhje më ndryshe për ju edhe këshilli drejtues ju ka mbështet kështu që duhet me gjet cili është organi që vendos me jua ndërruar statusin tuaj”, tha Kurteshi, raporton EO.

Përndryshe, që nga viti 2005 laborantët kanë kërkuar ndryshimin e statusit të tyre nga ai administrativ në mësimor.

Të ngjashme